Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse ju kërkohet të mos e mbyllni pamjen e dritares tuaj kur jeni në avion!

Ja pse ju kërkohet të mos e mbyllni pamjen e dritares tuaj kur jeni në avion!
March 18
12:28 2016

Të gjithëve mund tju ketë rastisur të pyesni veten se pse stjuardesa vjen dhe ju kërkon të hapni pamjen e dritares tuaj sidomos gjate momentit të ngritjes dhe zbritjes së avionit.
Dhe jo, nuk bëhet që ju të shijoni pamjen!
Saran Udayakumar, një specialiste e sigurisë përsa i përket aviacionit ka treguar se ky është një tjetër rregull sigurie që ndiqet gjatë fluturimit.
Së pari, në rast emergjence në kabinë, koha për të vepruar është e limituar ndaj nëse pasagjerët nuk mund të shohin kushtet jashtë avionit nuk mund të përshtaten shpejtë me situatën.
Gjithashtu, personeli i ngarkuar në rast emergjence dhe që ndodhet jashtë avionit, duhet të shohin më qartë se cfarë ndodh brenda në bord, ku këta të fundit të marrin masa me shpejtësi.
Për më tepër, edhe pse stafi në avion është gjithë sy e vesh për të vënë re ndonjë parregullsi të mundshme, kjo nuk është ë mjaftueshme. Shpeshhere janë pikërisht pasagjerët ata që vënë re ndonjë anomali sepse këta të fundit janë edhe më të predispozuar për të qënë të përqëndruar në detaje të vogla.
Duke patur pamjen e lirë, i lejon pasagjerët të raportojnë edhe për gjënë më të vogël që ata shohin si shqetësuese.

(Burimi: metro.co.uk)

Shperndaje