Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja për çfarë nuk duhet t’ju fajësojë partneri juaj

Ja për çfarë nuk duhet t’ju fajësojë partneri juaj
September 15
19:31 2016

Shumë partnerë ia hedhin fajin të dashurës për gjërat që u ndodhin. Kjo është diçka e gabuar, por në disa momente ata kështu e konceptojnë. Ndonjëherë ai ju fajëson kot për disa gjëra që nuk keni lidhje. Këto fajësime shpeshherë bëhen edhe shkaktare ndarjesh. Më poshtë do të gjeni disa prej gjërave që ata nuk mund t’ju fajësojnë sepse tashmë janë të rritur.

  1. Për çdo gjë, në çdo kohë

Ka një problem të madh kur dikush ju fajëson për çdo gjë. Duhet të tregoheni të qeta dhe racionale, shpjegojini partnerit tuaj se nuk mund të keni ju faj për çdo gjë.

2. Stresi i punës

Ju duhet të bisedoni me të  dhe t’i shpjegoni se duhet të ndajë jetën në shtëpi nga jeta në punë.

3. Mosrealizimi i ëndrrave të tyre

Ju nuk keni lidhje me ëndrrat e tij, partneri duhet të jetë përgjegjës për jetën dhe zgjedhjet e tij.

4. Familja juaj

Ju nuk keni faj për familjen tuaj, kështu që duhet t’i tregoni partnerit që nuk ka arsye t’ju fajësojë.

5. Nevojat tuaja

Çdokush ka nevoja, kështu që nuk keni asnjë faj.

6. Fëmijët tuaj

Mos lejoni të thotë se veset i kanë marrë nga familja juaj.

7. Pasiguritë e tyre

Në qoftë se ndihen të pasigurt nuk jeni ju përgjegjëse për këtë dhe absolutisht nuk keni faj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje