Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja disa produkte bukurie që mund të bëhen me vaj kokosi

Ja disa produkte bukurie që mund të bëhen me vaj kokosi
April 28
19:38 2016

Vaji i kokosit mund të përdoret edhe jashtë kuzhinës. Në fakt, herën tjetër që do t’ju duhet ta përdorni në një recetë do të shikoni se vaji i kokosit ka mbaruar sepse e keni  përdorur  në të gjitha produktet e bukurisë. Ai është hidratues dhe ka një aromë mjaft të mirë. Kështu ju mund ta ktheni vajin e kokosit në një përbërës natyral të produkteve të bukurisë që mund t’i bëni vetë.

Më poshtë do të gjeni recetën e tre produkteve të mrekullueshme të bëra me vaj kokosi: një “scrub” me mjedër dhe sheqer, një shkëlqyes me vaj kokosi dhe mbi të gjitha një pastë vaj kokosi për sqetullat. Shikoni më poshtë se si mund të shtoni përbërës tropikalë natyralë në rutinën tuaj të bukurisë.

  1. “Scrub” me mjedër dhe sheqer: 1 gjysmë filxhani me vaj kokosi, 1 filxhan me sheqer dhe 1 lugë me esencë mjedre. Për qejf mund t’i shtoni edhe një ngjyrues ushqimi të kuq.
  2. Shkëlqyes me vaj kokosi: 1 gjysmë filxhani me vaj kokosi, gjysmë filxhani me sodë buke. Kjo masë aplikohet 2-3 herë në javë. Mund të përdoret edhe në trup përveçse në fytyrë.
  3. Pastë vaj kokosi për sqetullat: 1/8 e filxhanit me vaj kokosi, 1 kapsulë Vitaminë E (duke e shpuar dhe hedhur vetëm lëngun e kapsulës), 10 pika ekstrakt të farës së një portokalli të kuq, çerek filxhani sodë buke (një deodorant natyral) dhe një çerek filxhani pudër të një bime që quhet “arrowroot” (bimë tropikale amerikane).
Komento
Etiketimet
Shperndaje