Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cilat janë benefitet që përfitoni nga të punuarit në shtëpi

Ja cilat janë benefitet që përfitoni nga të punuarit në shtëpi
August 09
15:54 2018

Në ditët e sotme me ndihmën e internetit shumë njerëz kanë mundësinë të punojnë nga shtëpia. Nëse po mendoni të ndryshoni punën tuaj dhe të punoni nga shtëpia ju duhet të keni aftësi të menaxhimit të kohës.

Në shtëpi është më e lehtë të shpërqendroheni ose të shtyni gjërat. Kemi mbledhur pesë arsye pse duhet  të punoni nga shtëpia. Ndoshta është koha për të negociuar me punëdhënësin tuaj për të ndërmarrë hapin e parë drejt lirisë për të punuar nga shtëpia dhe duke shpenzuar më pak kohë në zyrë.

  1. Orari i punës fleksibël

Duke punuar nga shtëpia ju jep fleksibilitet për të punuar në çdo kohë që dëshironi. Ju me siguri do të keni afate për t’i mbyllur punët që ju kanë ngarkuar, por ju vendosni nëse dëshironi të fleni pak më gjatë dhe të punoni deri në orë të vona .

  1. Vendndodhja

Kur punoni nga shtëpia ju gjithashtu keni lirinë për të zgjedhur vendndodhjen se ku do të punoni. Zyra ose tavolina juaj mund të jetë kudo. Në kopshtin tënd, apo në një kafene pranë shtëpisë!

  1. Mjedis më pak stresues

Të gjithë ne kemi përjetuar gjatë karrierës sonë se duke punuar me njerëz të caktuar mund të jetë stresuese për ne. Kur punoni nga shtëpia ju nuk  do të jeni në kontakt me kolegët tuaj, mund të kontaktoni me email apo ne aplikacione të tjera duke shmangur në këtë mënyrë konfliktet.

  1. Më shumë kohë të lirë

Duke punuar nga shtëpia mund të zvogëloni ndjeshëm kohën që kaloni për kryerjen e detyrave. Ju do të jeni në gjendje për të menaxhuar familjen. Gjëra të thjeshta si kjo mund t’ju ndihmojnë të fitoni më shumë kohë të lirë ndërsa jeni duke punuar.

  1. Nuk përdorni transport

Ky është një përfitim i dukshëm i punës nga shtëpia. Ju do të jeni në gjendje të kurseni të paktën një orë në ditë thjesht sepse nuk keni nevojë të humbni kohën në metro ose në makinë, të jeni të  mbërthyer në trafik me orë të tëra. Kjo do të thotë më pak stres për ju. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje