Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cila është sasi e rekomandueshme e alkoolit që duhet të konsumojmë në ditë

Ja cila është sasi e rekomandueshme e alkoolit që duhet të konsumojmë në ditë
April 15
16:02 2016

Ende nuk ka një konsensus shkencor ndërkombëtar se sa alkool duhet të konsumojnë njerzit. Ka ndryshime të mëdha midis vendeve, në lidhje me sasinë që disa e quajnë të rekomandueshme e disa të tjerë tejkaluese. Në të vërtetë shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i shmangen kësaj çështjeje dhe të mos lëshojnë rekomandime specifike si konsumi “tavan” për alkolin. Sipas studimeve, gratë nuk duhet ta tejkalojnë masën e një gotë alkoli në ditë e burrave u rekomandohen deri në dy gota. Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë rekomandimet e mësipërme edhe pse shumica e vendeve të botës nuk e ndjekin këtë përkufizim.
Studiuesit, të udhëhequr nga Chris Humphreys, i cili bëri njoftimin e publikuar në revistën mjekësore “Addiction”, shqyrtuan të dhënat nga 75 vende të botës dhe gjetën se , nga ata, gati më pak se gjysma, kishte një kufi zyrtar apo të rregullt të konsumit që mund të konsiderohet si standard.
Në Britani dhe Islandë respektohej kuota e vendosur. Sakaq Austria e ka tejkaluar me tre herë standartin. Sasia standart, një gotë e rekomandueshme është baraz me 250 ml birrë me 4 % alkol, me 76 ml verë me 13% alkol në përmbajtje si dhe me 25 ml whiskey apo vodka me 40% alkol në përmbajtje.
Në Kili masa standard tejkalohet dhe përsëri konsiderohet në rrezikshmëri të ulët për konsumatorët.

Komento
Etiketimet
Shperndaje