Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ja çfarë ju shkakton përdorimi i smartphone-ëve ne tru dhe sa i pamëshirshëm është si proçes!

Ja çfarë ju shkakton përdorimi i smartphone-ëve ne tru dhe sa i pamëshirshëm është si proçes!
March 14
20:13 2018

E mbani mend veprimin e parë që keni bërë kur jeni zgjuar sot nga gjumi? Po, hapët celularin dhe filluat të shikonit për çdo njoftim të ardhur gjatë periudhës që ju keni qënë duke fjetur. Ju është kthyer tashmë në rutin, mbase për disa dhe në fiksim, të kontrolloni njoftimet që vijnë në celularin tuaj, pa e ditur se në fakt po i shkaktoni diçka trupit tuaj me këtë.
Shkencëtari Robert Lusting ka parë se sa herë që një personi i vinte një njoftim, i rritej pulsi, i dridhej trupi, ndonjeherë i shkëlqenin dhe sytë e madje përçoheshin disa mesazhe në tru, të cilat nuk janë të shëndetshme. Pra me pak fjalë të gjithë ne I shkaktojmë trupit tonë një lloj stresi sa herë që shohim një njoftim ne ekranin e vogël te celularit. Shkencëtari Lusting thotë se kjo gjë nuk është aspak e mirë për shëndetin, duke marr parasysh se në ditë mund të vijnë shumë njoftime, sidomos në këtë kohë ku sipas disa studimeve, mesatarja e qëndrimit në celular është 4-5 orë në ditë.
Nga ana tjetër kompani të ndryshme thonë se kjo është përdorur si taktikë nga ana e tyre, prandaj dhe çdo aplikacion ka njoftimet e saj që vijnë herë pas here, që ne si përdorues të fiksohemi. Ata thonë se vetë emocioni që shkakton njoftimi e bën aplikacionin më të pëlqyeshëm dhe më tërheqës.
Por doktori Robert thotë se kjo nuk është aspak diçka e mirë dhe se duhet filluar që të reduktohen këto strese. Një mënyrë është që të vendosësh alarmin për 15 minuta dhe gjatë kësaj kohe mos ta shohësh aspak celularin. Mbas 15 minutash ti mund të kontrollosh njoftimet që të kanë ardhur, por do të jesh në një mënyrë apo tjetrën me I përgatitur për atë çka të pret.
Gjatë këtij mini eksperimenti që ai ka bërë,  kishte shumë njerëz që i krijohej iluzioni sikur ekrani I celularit ndizej dhe zemra I ndalonte për nje moment. Gjithashtu kishte nga ata të tjerë të cilët nuk mund të qëndronin dot më tepër se 5 minuta pa e kontrolluar celularin. Doktori thotë se kjo gjë po bëhet shumë e frikshme dhe duhet filluar të ndalohet, nëse nuk duam që të kemi probleme me zemrën apo me keq-dërgimin e mesazheve në tru. /Blitz.al/

Share