Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kate Middleton tregon për dhuratën e sikletshme që i ka bërë Mbretëreshës Elizabet

Kate Middleton tregon për dhuratën e sikletshme që i ka bërë Mbretëreshës Elizabet
March 22
11:28 2016

Të bësh dhuratën e përsosur të Krishtlindjes është një detyrë torturuese, për më tepër kur këtë dhuratë të duhet t’ ja bësh një anëtari të caktuar të familjes, siç është Mbretëresha Elizabeth.

Princesha Kate ka folur në media për dhuratën e parë të Krishtlindjes që i ka bërë  Mbretëreshës.

“ E mbaj mend mirë kur kam qenë në Sandrighram për herë të parë ditën e Krishtlindjes. Isha shumë në ankth se çfarë duhej t’i dhuroja Mbretëreshës”,- ka zbuluar Kate për “The Telegraph”.

“Isha duke menduar rreth kësaj dhe menjëherë thashë të bëja vetë diçka, gjë që thjesht duke e menduar mund të kishte shkuar keq”, – ka thënë nëna e dy fëmijëve. “Kështu vendosa t’i bëja recetën time të një pjate indiane: pikante, e ëmbël kryesisht me perime, e quajtur “Chutney”.

Dhe për habinë e Kate, dhurata ishte mirëpritur. “Isha pak e shqetësuar në lidhje me të, por vura  re ditën tjetër që ishte në tavolinë”,- shpjegon ajo, duke treguar kështu se dhurata është mirëpritur.

Shperndaje