Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Iran, arrestohen vajzat që pozuan pa shami në Instagram

Iran, arrestohen vajzat që pozuan pa shami në Instagram
May 17
17:22 2016

Në Iran janë arrestuar 8 femra, të cilat kanë postuar foto pa shami në Instagram. Ato janë quajtur si “anti islame”.

Një operacion dyvjeçar, i quajtur Spider II,  synonte të zbulonte të gjitha gratë iraniane të cilat postojnë në Instagram foto  që tregojnë flokët dhe nuk kanë të vënë shami. Hetuesit kanë identifikuar  më shumë se 170 femra iraniane që janë përfshirë në modelim dhe kozmetikë. 21 femra janë në ndjekje penale dhe 8 janë arrestuar.

Shefi i policisë së Teheranit ka ndërmarrë këtë aksion për të mbrojtur pastërtinë kulturore islamike të Iranit ndaj kulturës perëndimore. Sipas prokurorisë,  fotot e femrave pa shami në rrjetet sociale janë një kërcënim  për moralin dhe krijimin e familjeve. I njëjti operacion është bërë edhe më parë në Facebook. Zyrtarët iranianë kanë thënë se do të vazhdojnë të godasin rrjetet sociale për të parandaluar këto lloj shkeljesh.

Shperndaje