Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagrami heq opsionin që nuk e pëlqente askush

Instagrami heq opsionin që nuk e pëlqente askush
October 08
10:59 2019

Okay ndoshta disa persona e pëlqenin, sepse mund të stalk-ëronin fiksimin apo ish-in, kujt i bënin like apo komente në Instagram, megjithatë shumica e përdoruesëve nuk e klikonin dhe po konsiderohej si opsion i parëndësishëm i aplikacionit.

Bëhet fjalë për “Following Activity”, ose në shqip opsioni për aktivitetin e ndjekësve, që tregonte fotot e kujt pëlqenin, komentonin apo personat që ndiqnin, ata që keni në Instagram. Për ju që nuk e keni përdorur kurrë dhe që nuk ju vë faj, mund të futeni tek ikona e zemërs, ku shihni aktivitetin tuaj, në të majtë. Megjithatë tani do të hiqet me përditësimin e ri që do t’i bëhet aplikacionit, i cili ka nisur të aplikohet që nga kjo e hënë.

Nga studimet që ka bërë rrjeti social, u vu re se opsioni përdorej gjithmonë e më rrallë, prandaj u vendos të hiqet, për ta bërë sa më të thjeshtë eksperiencën për ta.

Po e heqim sepse vetëm një numër i vogël njerëzish e përdorin dhe sipas tyre është një opsion i fshehur, në krahasim me opsione si “Explore” apo të tjera.”- konfirmoi një zyrtar i kompanisë së Instagramit-“ Madje njerëzit reagojnë të habitur kur marrin vesh që aktiviteti i tyre i shfaqet të tjerëve.

Opsioni është hequr tashmë për një numër përdoruesish që në muajin shtator megjithatë tani nuk do të shfaqet më përfundimisht. Gjithashtu, një e re që do të dalë së shpejti, është “Threads”, një aplikacion i veçaur nga Instagram-i, por që do të përdoret për të komunikuar me mesazhe me ata që ndiqni aty. Bëhet fjalë për një lloj komunikimi si Snapchat, me anë të fotove që zhduken. Shumë origjinale domethënë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje