Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hapet në Indi “kafeneja e mbeturinave”, ofron ushqim falas në këmbim të plastikës së ricikluar

Hapet në Indi “kafeneja e mbeturinave”, ofron ushqim falas në këmbim të plastikës së ricikluar
September 04
17:20 2019

India sapo ka lançuar “kafenenë e mbeturinave”. Po, po siç e lexuat!

E ndërtuar në një ish strehë autobusësh dhe frymëzuar nga projekte të tjera të ngjashme në Belgjikë dhe Kamboxhia, e hapur në qytetin e Ambikapur, kjo “kafene” siguron një vakt të plotë në këmbim të një kilogram mbeturinash, ose një mëngjes falas për 500 gramë mbeturina.

Më shumë se gjysma e 1.4 miliardë qytetarëve indiane jetojnë në varfëri dhe  për shumë njerëz, ushqyerja e familjeve të tyre është një sfidë e përditshme.

Sipas “Global Hunger Index 2018”, India vuan nga një nivel urie i klasifikuar si “serioz” dhe vazhdon të ketë një nga normat më të larta të kequshqyerjes së fëmijëve në botë. Afërsisht 195 milion indianë të uritur paraqesin një të katërtën e barrës globale të urisë, sipas të dhënave të KB. Por vendi gjithashtu duhet të përballet me problemin e madh të mbeturinave plastike: çdo ditë gjenerohen rreth 26 mijë ton.

Një kilogram plastike, e cila zakonisht mund të mblidhet brenda nja dy orësh, mund të shkëmbehet për një pjatë me oriz apo thjerrëza. Për gjysmë kilogrami, klientët e kafenesë së plehrave mund të marrin një vakt mëngjesi.

Plastika e mbledhur dërgohet më pas në një fabrikë riciklimi që e shndërron atë në granula, për t’u përdorur për shtrimin e rrugëve. Në Indi, veçanërisht në zonat rurale, ka më shumë se 34 mijë kilometra rrugë të bëra nga plastika: ky lloj materiali është gjithnjë e më i popullarizuar sepse i bën rrugët më rezistente ndaj temperaturave djegëse të vendit. Vetëm vitin e kaluar, kryeministri indian, Narendra Modi, u zotua të zhdukë të gjitha plastikat e disponueshme deri në vitin 2022. Ky premtim përfaqëson një qëllim të rëndësishëm, sepse ekonomia e Indisë është në rritje më të shpejtë, në nivel globale. Dhe, në vitin 2015, vetëm 14% e mbeturinave plastike të prodhuara në botë u ricikluan./Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

India’s first ‘Garbage Cafe’ offers free meals in exchange for plastic waste #garbagecafe #garbagecafeinchattisgarh

A post shared by Garbage Cafe (@garbagecafe) on

Komento
Shperndaje