Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incidente në minutën e fundit në shtëpi apo veshje? Ju tregojmë hilet e shpejta për t’i rregulluar!

Incidente në minutën e fundit në shtëpi apo veshje? Ju tregojmë hilet e shpejta për t’i rregulluar!
October 10
19:06 2016

Ndonjëherë gjërat më të vogla na shkaktojnë stresin më të madh, thjesht sepse nuk dimë t’u japim zgjidhje shpejt këtyre problemeve që na dalin shumë rastësisht. Megjithatë, ekzistojnë zgjidhje të cilat janë shumë të lehta dhe që na bëjnë të mos biem në panik më shpejt seç duhet, sepse të gjithë situatën mund ta kemi në kontroll!

Më poshtë keni të renditura disa prej problematikave apo incidenteve që na ndodhin në shtëpi apo te veshjet tona dhe mënyrën se si t’i rregulloni në moment…

  1. Për të zgjeruar këpucët vishni një palë çorape të trasha dhe pastaj hapni tharësen në të ngrohtë.

 

1

2. Nëse shkarravitni bluzën me stilolaps, hidhni sipër llak flokësh dhe gjithçka do të jetë në rregull.

22

  1. Kapini rripat e reçipetave me kapëse në mënyrë që të mos jenë më të dukshme te fustanet.

3

  1. Që xhinset tuaja të mos mbajnë erë të fortë, futini në një qese dhe lërini në frigorifer për një ditë.

4

5. Nëse përtoni të hekurosni, gjatë kohës që bëni dush me ujë të ngrohtë vareni bluzën në banjë.

5

  1. Për çdo rrobë të re që blini, dhuroni një të vjetër, kështu dollapi juaj s’do të jetë plot.

6

  1. Kur shkoni në udhëtime futeni në qese të gjithë veshjen për çdo ditë për t’u organizuar më mirë.

7

  1. Në mënyrë që rrobat të mos bien nga varëset, vendosni anash disa llastiqe.

8

  1. Grupojini rrobat sipas ngjyrave për ta pasur më të lehtë zgjedhjen.

9

  1. Vendosni një llastik te xhinset që nuk ju mbyllen më sepse keni shtuar disa kile.

10

  1. Në mënyrë që getat të mos grisen edhe më shumë, vendosni pak manikyr tek e çara.

11

  1. Hekurosini rrudhat në moment të fundit me pjastrën e flokëve.

12

13. Palosni xhinset, vishni sipër çorape dhe çizmet tuaja do të duken shumë bukur.

13

  1. Hidhni uthull dhe verë të bardhë mbi njollën e verës së kuqe për ta eliminuar atë.

14

/Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje