Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Implantet” e lëkurës, gjëja më e çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë kthehet në trend në gjithë botën

“Implantet” e lëkurës, gjëja më e çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë kthehet në trend në gjithë botën
September 14
16:16 2018

Tatuazhet patjetër që janë në modë, qoftë ato të përjetshme apo ato që mund të fshihen brenda një kohe shumë të shkurtër por duket se trendi më i ri i personazheve të Hollywood-it është befasues dhe i çuditshëm njëkohësisht.

Bëhet fjalë për implementimin apo krijimin e aksesorëve me lëkurë në trupin tuaj. Bukuria po mendohet gjithnjë e në mënyra nga më të çuditshmet. Fillimisht ishte Kim ajo që u shfaq me një gjerdan që dukej njësoj si lëkura e saj e trupit. Brenda në gjerdan kishte disa drita që shkëlqenin njëkohë me rrahjet e zemrës së Kim.

Pas saj ishte modelja Chrissy Teigen që na tregoi një anë akoma edhe më të ndërlikuar të këtij arti duke shtuar pupla në lëkurë, në pjesën e gjinjve.

E gjithë kjo risi është pjesë “A.Human” e quajtur ndryshe si “modifikimi i trupit natyral”.  Tashmë ka edhe një ekpozitë në të cilat mund të shihen dhe blihen të gjitha punimet për të modifikuar trupin  në vend të rrobave apo aksesorëve./Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

@ahuman Pinnacle SS19 by Nicola Formichetti coming soon. 📸 @louiebanksshoots #ahuman

A post shared by Andreja Pejic (@andrejapejic) on

Komento
Shperndaje