Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ideja mbresëlënëse e këtij babai – një shkollë që u mëson baballarëve t’u bëjnë gërsheta vajzave të tyre

Ideja mbresëlënëse e këtij babai – një shkollë që u mëson baballarëve t’u bëjnë gërsheta vajzave të tyre
October 17
12:22 2016

Një baba ka zgjedhur të bëjë diçka të mrekullueshme për të gjithë baballarët e vajzave. Ai prej kohësh u jep mësime atyre se si të rregullojnë flokët, të lyejnë thonjtë dhe të kombinojnë veshjet e vajzave të tyre.  Philippe Morgese, një baba beqar nga Florida, ka hapur një biznes të tijin të quajtur “Daddy Daughter Factory Hair”, ku rreth 23 baballarë, njerkë dhe gjyshër, shkojnë për të mësuar se si të rregullojnë e bëjnë gërshetë flokët e princeshave të tyre. Fillimisht, Morgese është përballur vetë me një situatë të tillë kur vajza e tij e vogël i kërkonte çdo mëngjes që t’i rregullonte flokët.

“Të merresh me fëmijën, në këtë rast t’i rregullosh flokët vajzës, është një mënyrë shumë e veçantë për të qenë i lidhur me të dhe një nga aktivitetet me të cilat një babai i duhet të përballet një ditë”,- është shprehur Morgese.  “Ky është një ambient i hapur për të gjithë ata që duan të mësojnë se si të sillen me vajzat e tyre dhe të krijojnë një marrëdhënie të ngushtë me to. Shumë prej tyre dëshirojnë të mësojnë se si bëhen bishtalecat franceze, edhe pse u duhet një kohë e gjatë derisa ta mësojnë mirë. Zakonisht këto janë gjëra që i bëjnë nënat, por gjithçka bëhet më e veçantë kur i vjen radha një babai të merret me flokët e së bijës. Angazhimi sa më shumë me gjëra të tilla e forcon marrëdhënien babë e bijë dhe shumë nga historitë që tregohen këtu na bëjnë të shpërthejmë në lot. Rregulli i vetëm në këtë klasë është se këtu nuk paguhet.  Nuk dua që askush të kushtëzohet nga situata financiare për të ardhur këtu”./Blitz.al/

a1 a2 a4 a5 a6

Shperndaje