Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ideja e “shpirtit binjak” nuk është aspak romantike. Ja çfarë i shkakton marrëdhënies tuaj…

Ideja e “shpirtit binjak” nuk është aspak romantike. Ja çfarë i shkakton marrëdhënies tuaj…
October 13
16:45 2016

Duket se çdo person në këtë planet është i lidhur ngushtë me idenë e “shpirtit  binjak” për të krijuar një marrëdhënie dashurie siç duhet. Është kjo ideja e të gjeturit të një personi që është shumë i përshtatshëm e me të cilin do të kalosh të gjithë pjesën tjetër të mbetur të jetës.

Në fakt, është bukur të mendosh se ekziston dikush që ka lindur vetëm për të qenë me ty, vetëm për të qenë gjysma tjetër më e mirë e jotja. Por ka shumë faktorë kompleks që mund të ndikojnë që jo domosdoshmërisht mund të gjesh një person për të qenë gjithnjë me ty. Sepse, realisht, në 7 miliardë njerëz, vetëm njëri prej tyre mund të jetë për ty?

Duke i dhënë më tepër doza romance etiketimit të partnerit mund të kthehet në një gjë negative për lidhjen tuaj. Nëse diçka shkon keq ti do të vazhdosh të pranosh çdo gabim pasi ke në kokë idenë se dikush duhet të jetë përgjithmonë për ty.

Disa nga problemet kryesore që mund të sjellë ideja e “shpirtit binjak” janë:

  1. Vendos pritshmëri jo realiste.
  2. Mund të vazhdosh të qëndrosh në një marrëdhënie për hir të fantazisë.
  3. Ndikon në besimin që ke te vetja.
  4. Nuk bën një gjykim objektiv për partnerin.
  5. Do të demoralizohesh nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe ai/ajo nuk është “shpirti binjak”.

/Blitz.al/

 

Shperndaje