Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ide të zgjuara për të arreduar dhoma me përmasa të vogla

May 20
16:18 2016

...

...
Picture 1 of 7

Një nga problemet më të mëdha të shtëpive janë jo rrallë herë përmasat e vogla të dhomave, kjo sepse presim që dhomat e gjumit të mbajnë gjithçka: një krevat të madh, një dollap të rënduar gardërobe, bibliotekë për librat, një vend për studim, një vend për t’u qetësuar … lista nuk ka fund. Megjithatë, nëse përdoret pak zgjuarsi dhe kreativitet, ju mund t’i ktheni dhomat e vogla të gjumit në të mrekullueshme dhe multi-funksionale. Ja disa këshilla:

  • Hiqni dorë nga dhomat e errëta. Edhe nëse dielli bie pak në dritaren e asaj dhome, kompensoheni duke lyer muret me ngjyrë të hapur ose duke ndërtuar dritare më të mëdha që drita të hyjë lehtësisht.
  • Mos kini frikë nga përdorimi i ngjyrave. Vendosni ngjyra kudo, në mure, në mbulesat e krevatit, në rafte dhe gjithashtu bëhuni kreativ në zgjedhjen e pikturave.
  • Planifikoni një temë të caktuar për arredimin e dhomës dhe përmbajuni asaj.
  • Hiqni dorë nga raftet mbytëse dhe dollapët e mëdhenj, improvizoni rafte minimaliste për të vendosur gardëropën tuaj njësoj sikur ato të reklamoheshin në dyqane.
  • Mos u përpiqni ta ngarkoni dhomën me orendi që nuk i përdorni kurrë. Minimalizmi është në modë.

Ndiqni galerinë për të parë sesi disa dhoma të vogla janë realizuar përsosmërish, mund të inspiroheni edhe ju!

 

Komento
Shperndaje