Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I injektuan çimento në vend të botoksit. Ja si duket tani

May 18
18:58 2016

 

...

...
Picture 1 of 6

 

Në shumë shtete, doktorët në tregun e zi lulëzojnë për shkaqe të ndryshme, si përfitimet financiare, procedurat e nënvlerësuara dhe, sigurisht, mungesa e informimit të pacientëve.

Në vitin 2005, në SHBA, Rajee Narinesingh, u bë viktimë e operacioni plastik, ku produktet e përdorura vinin nga ky treg. Gruas në fjalë nuk iu injektua botoks, por çimento, që i shkaktoi deformime të rënda në fytyrë.

Pas 11 vitesh, një grup mjekësh profesionistë janë ofruar vullnetarisht për të ndihmuar Rajee-n, duke i çrrënjosur masat e çimentos nga fytyra dhe duke i kthyer pamjen normale.

Pas disa seancave intensive, fytyra e Narinesingh është kthyer në normalitet. Siç shihet edhe në galerinë më sipër, masat e çimentos janë hequr nga fytyra.

Komento
Etiketimet
Shperndaje