Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I fejuari anuloi martesën, vajza bëri një “dasmë” të paimagjinueshme

August 04
12:55 2016

Janë të shumta historitë në të cilat dhëndri apo nusja heq dorë nga martesa në momentin e fundit. Disa prej tyre, sidomos ata që braktisen, e përjetojnë keq një vendim të tillë, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë që e konsiderojnë si të duhur dhe shohin anën pozitive. Po ju tregojmë një histori frymëzuese.
Në tetor të vitit të kaluar, 23-vjeçarja Shelby Swink kishte nisur përgatitjet për dasmën e saj me të fejuarin prej tre vitesh.
“U dedikova shpirtin dhe zemrën planeve të martesës në mënyrë që ajo të ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Ajo do të ishte një ditë që do të simbolizonte dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit”,- ka rrëfyer Shelby.
Por pesë ditë para ceremonisë, i fejuari i tha Shelby-t se ai nuk ishte më i dashuruar me të, nuk dëshironte më të martoheshin apo të kalonin pjesën e mbetur të jetës bashkë.
“U shokova dhe nuk kisha asnjë ide se çfarë duhet të mendoja apo të bëja pas rrëfimit të tij. U mpiva. Ditët në vazhdim ishin një llahtar i vërtetë, duhej të anuloja shërbimet, të anuloja ftesat…”.
Njerëzit më të afërt të Shelby-t u përpoqën ta ndihmonin dhe e gjetën një mënyrë. Kështu, Shelby vendosi ta kthente zemërimin dhe hidhërimin e saj në diçka pozitive dhe “dasma” e saj vërtet rezultoi një ditë në të cilën ajo do të ndihej e lumtur dhe e rrethuar nga njerëzit më të dashur.
Ajo e veshi fustanin e saj të nusërisë, shoqërueset e saj, miqtë dhe prindërit ishin të pranishëm dhe rezultati përfundimtar ishte frymëzues. Shelby e ngjyrosi fustanin e saj me bojëra, piu shampanjë dhe e shijoi plotësisht dasmën, edhe pse pa dhëndrin dhe arriti që dhimbjen ta kthente në diçka pozitive./Blitz.al/

Shperndaje