Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dashuri im, më tradhëtoi me ish të dashurën e tij: A duhet ta fal?

I dashuri im, më tradhëtoi me ish të dashurën e tij: A duhet ta fal?
April 13
12:20 2018

“Jam duke dalë me një djalë shumë të pashëm dhe me mendime shumë të mira, për rreth 4 muaj tashmë. Ai më thotë se më do dhe unë e besoj. Para disa ditësh, postova një foto në Instagram tonën në çift dhe ish e dashura e tij la një koment: “Bëra seks me të para 2 ditësh”.

Kur e ballafaqova, ai më tha se ish e dashura e tij gënjente por më vonë e pranoi se kishte fjetur me të pak herë. Nisi të qajë dhe të më kërkonte falje si një fëmijë i vogël. Gjatë kohës që më kërkonte falje e quante veten “njeri të keq”. E urrej që po e pranoj këtë, por vazhdoj ta dua edhe pas kësaj që më ka bërë.

Problemi është, që nuk e di nëse mund ta besoj sërish këtë burrë. Ai më thotë se jam gjëja më e shtrenjtë në këtë botë për të, por si mund të ma bënte atë që më bëri nëse do ishte kështu? Ne jemi të dy 24 vjeç, shokët e tij më të mirë janë të gjithë tradhëtarë (e di që i tradhëtojnë të dashurat e tyre) dhe po njësoj është dhe vëllai i tij i madh (i cili është një person shumë frymëzues për të dashurin tim) dhe gjithashtu prindrit e tij janë ndarë pasi mamaja e kapi babain duke e tradhëtuar disa herë.

Duhet t’i jap një shans të dytë? Nëse po, sigurisht që duhet të shkojmë në një terapi bashkë për muaj të tërë sepse për momentin nuk mundem dot ta konceptoj të bëj seks me të sepse në fytyrë më del ish e dashura e tij. Kjo tradhëti më është fiksuar keq në tru aq sa kam menduar të bëj dhe unë të njëjtën gjë (ta tradhëtoj) vetëm që ai të lëndohet njësoj. Çfarë më sugjeron psikologe, a duhet ta fal?”

Psikologia: Pra më lër të të pyes thjesht: Nëse do të kishe një gjarpër të që ngjitej në këmbë dhe të kërkonte falje që të kafshoi kyçin, do ta çoje në terapi apo do ta largoje menjëherë? Jo. Atëherë, shko me ndjesinë tënde fillestare zonjushë. Më lër të citoj fjalët e tua: “Ai më thotë se jam gjëja më e shtrenjtë në këtë botë për të, por si mund të ma bënte atë që më bëri nëse do ishte kështu?” Kaq më mjafton të arrij në përfundimin se ti nuk do ta falësh kurrë kështu që mos jep asnjë shans dhe vazhdo jetën tënde e qetë.

Shkrimi origjinal: Elle

Përktheu: Blitz.al

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje