Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I dashuri e vuri të zgjedhë midis tij dhe qenit, vajza anulon martesën…

I dashuri e vuri të zgjedhë midis tij dhe qenit, vajza anulon martesën…
September 14
11:35 2016

Një grua indiane së fundmi ka anuluar martesën e saj, sepse i dashuri i kërkoi që të largonte qenin që ajo e mbante prej vitesh.

Familja e Karishma Walia ishte menduar gjatë për t’i gjetur një kandidat siç duhet vajzës së tyre, i cili të ishte i pashëm dhe mjaft i pasur. Por duket se kjo e fundit i ka refuzuar menjëherë këto cilësi të mira vetëm sepse i dashuri nuk ka pranuar qenin.

“Ai më thoshte gjëra të tipit “familja është më e rëndësishme se karriera”, por kur arriti të më thoshte se qeni do të ishte pengesë për ne, atëherë vendosa përfundimisht ta mbyll këtë  marrëdhënie”, – ka thënë Walia.

I dashuri u mungua sërish të lidhej me Karishman, duke i thënë se kjo është një çështje e vogël dhe pëlqimi i saj ndaj kafshëve shtëpiake mund të ishte momental, por ajo sërish nuk e pranoi. /Blitz.al/

Shperndaje