Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Kujdes! Nëse ish-i ju kërkon të mbeteni shokë, është psikopat!

Studim: Kujdes! Nëse ish-i ju kërkon të mbeteni shokë, është psikopat!
May 17
12:59 2016

Nëse sapo keni kaluar një ndarje të dhimbshme e ndërkohë ish-i dashuri ju kërkon të mbeteni shokë, shkenca e ka një këshillë për ju: Mbathjani në drejtim të kundërt!

Sipas një studimi të ri, disa njerëz që kanë shenja të fshehura të narcizismit apo të psikopatisë duan t’i mbajnë ish-ët afër për arsye strategjike.

Studime të fundit dhe analiza të ekspertëve tregojnë se individët me personalitet të errët, si psikopatia, angazhohen në sjellje dhe marrëdhënie të cilat janë të dobishme për përfitimet personale.
Studiuesit nga “Oakland University” kërkuan nëse ky informacion vlente edhe në lidhjet mes ish-partnerëve.
Në pjesën e parë të studimit u pyetën më shumë se 300 pjesëmarrës për të dhënë arsyet se përse do të donin të rrinin shokë me personat që kanë pasur marrëdhënie. Më pas arsyet e dhëna u listuan në këto kategori: besueshmëri/sentimentalizëm, pragmatizëm dhe akses seksual.

Më pas, lista me kategoritë iu dha 500 pjesëmarrësve të rinj, të cilëve iu kërkua të bënin një listim të ri sipas rëndësisë. Edhe këtyre personave iu bënë vlerësime klinike që matën të dhënat e anës së errët të personalitetit.
Rezultatet zbuluan se dhënia e arsyeve për të mbetur miq me ish-parterin dëshmon të dhëna klinike që lidhen me narcizismin dhe psikopatinë.

“Ish-ët janë më pak mbështetës emocionalisht, më pak ndihmues, më pak të besueshëm për sa i përket lumturisë së personit tjetër”, – shkruan studiuesja e eksperiencave sociale Juliana Breines, në blogun “Psychology Today”.

Gjithsesi, sa thamë më lart nuk i vendos të gjithë ish-partnerët në një grup. Jo të gjithë e përdorin miqësinë më pas vetëm për kënaqësinë e tyre. Ama, duhet të jeni me shumë fat nëse marrëdhënia është 100% e sinqertë…

Shperndaje