Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia që u bë virale në internet: në varrin e një maceje mbinë zambakë të kuq

Historia që u bë virale në internet: në varrin e një maceje mbinë zambakë të kuq
September 23
17:57 2016

Për shumë prej nesh, humbja e maces mund të konsiderohet po aq e dhimbshme sa humbja e një personi të afërt. Macet shpesh konsiderohen si pjesëtarë të familjes, me të cilët qeshim e luajmë dhe gjithashtu na sigurojnë se nuk do të kemi minj në shtëpi. Një përdorues i Twitter-it kohët e fundit ka shkruar në një status se fakti që një kafshë ndahet nga kjo botë nuk do të thotë se ikën përgjithnjë.

“Në vendin ku varrosëm macen tonë kishin mbirë zambakë të kuq. Kërkova për një kuptim të kësaj ndodhie dhe zbulova se zambakët e kuq simbolizonin diçka të veçantë. Nënkuptonte shprehjen: “Dua të të takoj edhe njëherë”. U emocionova së tepërmi”.

Ky status është bërë viral në internet dhe njerëzit kanë filluar të tregojnë historitë  e tyre të ngjashme me kafshët shtëpiake. Dikush tjetër ka rrëfyer se në vendin ku ai dhe familja kishin varrosur macen kishte mbirë një luledielli./Blitz.al/

Komento
Shperndaje