Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia prekëse e të paralizuarës: Doja të ecja vetë në ditën e dasmës

August 17
13:21 2016

...

Në dasmën e Jaquei dhe Andy-t, ata të dy mundën të ecnin dorë për dore, kërcyen me ngadalë dhe qëndruan në këmbë për të pozuar përpara aparatit fotografik. Këto mund t’ju duken gjëra krejt normale për një çift, por në fakt janë të jashtëzakonshme për të sapomartuarit, duke qenë se Jaquei është e paralizuar dhe arriti të stërvitë veten për të mos ndenjur ulur në karrocë për 4 orë radhazi.

Jaquie u paralizua gjatë një hedhjeje në pishinë në vitin 2008, duke dëmtuar shtyllën kurrizore.

Por një muaj pas incidentit, ajo mundi të lëvizë gishtin e madh të këmbës, një gjest shumë shpresëdhënës për doktorët, të cilët menduan se ajo mund të ecte sërish. Edhe pse shumë e vështirë për t’u arritur, Jaquie i vendosi qëllim vetes që në ditën e saj më të rëndësishme të stërvitej për të qëndruar në këmbë.

Me anë të terapisë fizike, fizkulturës dhe leksioneve të ecjes ajo mundi ta realizojë ëndrrën e saj! Kjo surprizë e ka kënaqur pa masë Andy-n, i cili vendosi ta shpërndajë historinë e tyre në rrjetet sociale,  ku menjëherë morën shumë pëlqime, mbështetje dhe janë kthyer në shembull frymëzues edhe për të tjerë.

“Vetëm qaja, ishte momenti më i bukur i jetës time. Ajo jo vetëm ecte, por ecte më bukur nga të gjithë…”, – ka thënë Andy.

Komento
Shperndaje