Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia prekëse e një vajze: “Edhe pse babi nuk është më mes nesh, zemra e tij më shoqëroi drejt altarit”

Historia prekëse e një vajze: “Edhe pse babi nuk është më mes nesh, zemra e tij më shoqëroi drejt altarit”
August 12
19:49 2016

Një vajzë ka rrëfyer emocionet e ditës së saj të martesës dhe momentin më emocionues, që ajo do ta kujtojë gjithë jetën.

Jeni Stepien e kishte ëndërruar ndryshe martesën e saj, mirëpo fati deshi që një prej njerëzve më të dashur të mos ishte i pranishëm në këtë ditë të veçantë për të. Në vitin 2006, babai i Jeni-t u qëllua nga një i ri, i cili po tentonte ta grabiste dhe fatkeqësisht humbi jetën. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot Michael-in. Megjithatë, organet e tij, duke përfshirë edhe zemrën, u dhanë në ndihmë të personave që kishin probleme shëndetësore dhe nevojë urgjente për transplant. Arthur Thomas vuante nga takikardia ventrikulare dhe prej 16 vitesh e kishte vendosur emrin në një listë të gjatë për të mundësuar transplantin e zemrës. Vendimi i familjes Stepien për të dhuruar zemrën e babait të ndjerë i shpëtoi atij jetën dhe i dha mundësinë të jetonte pranë njerëzve të dashur për një kohë të gjatë. Familjet u bënë të afërta me njëra-tjetrën, dërgonin shpesh urime dhe lule, edhe pse takoheshin shumë rrallë. Mirëpo dasma e Jeni-t ishte ajo që i bashkoi pas njohjes në dhomat e spitalit. Jeni i kërkoi Arthur-it që ai ta shoqëronte drejt altarit në ditën më të rëndësishme të jetës, për të realizuar ëndrrën e çdo vajze.

Ndoshta babai i saj nuk ishte i pranishëm fizikisht, por zemra e tij rrihte brenda trupit të Arthur-it dhe ajo i kërkoi që të ishte pikërisht ai që ta shoqëronte në altar.  Kështu ai ia plotësoi dëshirën Jeni-t dhe ajo u martua në një ceremoni familjare, e cila dhuroi shumë emocione. Po, dasma ishte me të vërtetë një moment që Jeni do ta mbajë mend gjatë./Blitz.al/

Shperndaje