Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia prekëse e kësaj gjysheje po bën xhiron e rrjetit, arsyeja do t’ju habisë

Historia prekëse e kësaj gjysheje po bën xhiron e rrjetit, arsyeja do t’ju habisë
September 21
13:48 2016

Kjo histori është bërë virale në internet dhe ka prekur shumë njerëz. Në datën 18 shtator, Josie Reza mbushi 85 vjeç. Familja e saj vendosi ta festonte ditëlindjen në një mënyrë të veçantë duke ftuar një grup këngëtarësh mariachi për të performuar në festën e saj.
Mbesa e Josie-s, Alicia Salas, ka shpërndarë në Twitter një foto të gjyshes së saj teksa shijonte ditëlindjen. Në këto foto ajo është ulur në një karrige ndërkohë që rreth saj festohet dhe mban në duar një fotografi të bashkëshortit të saj. Alicia shkruan: “Ne po festonim me një bandë mariachi për herë të parë që nga koha kur gjyshi im u nda nga kjo jetë. Gjyshja po përqafonte foton e tij”.
Ky postim ka prekur shumë njerëz në internet dhe disa prej tyre kanë nisur të rrëfejnë histori të ngjashme dashurie.
“Ajo e shijoi ditëlindjen dhe muzikën duke shtrënguar atë fotografi pasi mendonte se kështu ai ishte më pranë. Ai i mungon për ditë e më shumë… Ishte një moment emocionues të cilin do e mbajmë mend gjithnjë”,- ka përfunduar Alicia./Blitz.al/

Komento
Shperndaje