Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojini shkallët, kjo është mënyra më e shkurtër për të zbritur një kat më poshtë!

Harrojini shkallët, kjo është mënyra më e shkurtër për të zbritur një kat më poshtë!
June 26
21:35 2016

Harrojini shkallët, tashmë ka një mënyrë tjetër përveç ashensorit për të zbritur katet më të larta të ndërtesave. Si mund ta bëni këtë? Duke rrëshqitur!
Mund t’ju duket qesharake, por në Los Anxhelos brenda një ndërtese mund të zbrisni nga kati i 70-të i një ndërtese në të 69-n duke rrëshqitur. Në pjesën anësore të ndërtesës është ndërtuar një shtesë e mbuluar prej xhami të trashë që mban çfarëdolloj peshe dhe e pjerrët mjaftueshëm aq sa të zbrisni në katin më poshtë me shpejtësinë e erës. Të gjithë ata që e kanë provuar këtë eksperiencë fillimisht kanë pasur frikë, pasi gjatë rrëshqitjes shihet e gjithë pamja poshtë dhe përreth ndërtesës, megjithatë e kanë klasifikuar si një eksperiencë të bukur, aq sa e kanë provuar përsëri e përsëri.

Komento
Shperndaje