Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojini ata që thonë se kur bie në dashuri dobësohesh, partneri ju bën të shtoni në peshë!

Harrojini ata që thonë se kur bie në dashuri dobësohesh, partneri ju bën të shtoni në peshë!
December 04
15:59 2017

Dashuria mund të jetë e verbër por mesa duket qenka edhe kalorike!

Sipas një raporti të fundit të mjekut që është njëkohësisht edhe shkencëtar sociolog, Catherine Hankey, në vitin e parë të martesës ai ose ajo që dashuron pak më shumë në një çift shton 3-4 kilogram. Disa prej tyre i shtojnë këto kile që në 3 muajt e parë që jetojnë bashkë me partnerin.

Kjo ndodh më së shumti deri kur të përshtaten zakonet e njëri-tjetrit përsa i përket ushqimit sepse nuk do mend që nuk kanë pasur të njëjtin regjim kur kanë jetuar në shtëpitë e tyre. Nga ky ndryshim në regjim arrihet në përfundimin se dikush që ka qenë më i racionuar tek shtëpia e prindërve, domosdoshmërisht do të konsumojë më tepër nëse partneri i ri konsumon më tepër, duke shtuar kështu disa kilogramë plus.

“Unë besoj se pjesa më e madhe e fajit në këtë mes sërish mbetet tek kultura dhe origjina e gjithësecilit prej nesh.” – ka shkruar doktor Hankey.

Gjithashtu, doktori ka shtuar se në shumicën e rasteve janë djemtë ata që i shtojnë këto kilogramë pasi ushqehen me intensitet shumë të lartë nga të dashurat e tyre të cilat përpiqen me sa kanë mundësi që “t’ia kalojnë” në gatim vjehrrave përkatëse. /Blitz.al/

 

Shperndaje