Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojeni verën e kuqe dhe të bardhë, ngjyra e re do të jetë e preferuara juaj

June 24
13:01 2016

Për të gjithë ju që adhuroni verën, mbase jeni mërzitur nga fakti se keni limit zgjedhjesh për sa i përket ngjyrës së saj. Një lajm i mirë: një verë e re do të “pushtojë” tregun e pijeve dhe më interesantja është se kjo verë do të ketë ngjyrë blu.

Ka qenë një kompani spanjolle, “Gik”, që ka zbuluar formulën e verës blu. Në bashkëpunim me disa shkencëtarë të kimisë nga Universiteti Basque ata kanë bërë të mundur që nga përzierja e rrushit që rritet në vreshtat spanjolle të nxjerrin ngjyrën blu. “Është një bashkim i rrushit me ngjyra të ndryshme, ndaj dhe ngjyra blu është realizuar kaq mirë”, – kanë thënë përfaqësues të “Gik”.

Ngjyra blu është arritur më së shumti nga një pigment i gjetur në lëkurën e rrushit. Krijuesit thanë se bluja jep mesazhin e lëvizjes, inovacionit dhe pafundësisë.

Kjo verë e veçantë do të mund të shitet fillimisht në Britani, Francë, Holandë dhe Gjermani, më pas do të ketë përhapje edhe më të gjerë.

Shperndaje