Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojeni pamjen e jashtme! Kjo është ajo që gjykojnë njerëzit në takimin e parë

Harrojeni pamjen e jashtme! Kjo është ajo që gjykojnë njerëzit në takimin e parë
February 24
16:52 2017

Shpesh thuhet se takimi i parë me një të panjohur është më i rëndësishmi sepse shënjon të gjithë marrëdhënien që ju të dy do të keni më vonë. Kot nuk thuhet se ju nuk mund të impresiononi dy herë një person për herë të parë, që do të thotë se jepet vetëm një shans për të shkëlqyer ose jo në takimin e parë.

Mendohet se është pikërisht pamja e jashtme ajo që ka rëndësinë më të madhe dhe që është më e gjykueshme nga të tjerët. Por në fakt, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Harvardit, gjëja e parë për të cilën pyesin veten personat që takoni për herë të parë janë: A mund t’i besoj këtij personi? Dhe tjetra: A do ta respektoj këtë person? Dy pyetje që nuk lidhen aspak me pamjen, por me karakterin tuaj.

Kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet të jeni të kuruar dhe të keni një performancë të mirë, por jo gjithçka duhet mbyllur me kaq. Kujdes me mënyrën se si i shfaqni karakterin tuaj personit tjetër, kjo do të shënjojë marrëdhënien tuaj! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje