Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hani çokollatë për një jetë më të mirë…

Hani çokollatë për një jetë më të mirë…
June 28
20:34 2016

Shkenca ka shpjeguar se është mirë që të hani çokollatë që në mëngjes. Shumë njerëz hanë për mëngjes kek ose briosh me çokollatë. Çokollata rrit fuqinë e trurit tuaj dhe ju ndihmon për të qenë më të kthjellët. Është bërë një studim me disa njerëz që konsumonin çokollatën çdo mëngjes dhe pjesa tjetër që e konsumonin shumë rrallë. Njerëzit që hanin çokollatë në mëngjes ishin më energjik. Çokollata ose kakao është shumë e mirë për trurin, rrit aftësinë e të menduarit dhe ju forcon kujtesën. Por çokollata nuk ka vlerë vetëm në mëngjes, ju mund ta konsumoni atë edhe në kohë të ndryshme për arsye të tjera.

  1. Hani çokollatë përpara se të studioni ose përpara një provimi. Ajo rrit rrjedhjen e gjakut në tru dhe ju ndihmon për të qenë më efikas.
  2. Ju ndihmon për të fjetur. Është pak ironike sepse i njëjti ushqim që nxit trurin tuaj të punojë, ju ndihmon për të qetësuar trupin dhe mendjen. Por në qoftë se do të hani çokollatë para gjumit ajo duhet të jetë me qumësht sepse është një stimulant shumë i mirë për t’ju vënë në gjumë.
  3. Kur jeni të mërzitur. Çokollata e zezë nxit prodhimin e endorfinës, që është hormoni i lumturisë. Kur jeni të rënë moralisht dhe të mërzitur, çokollata ju ndihmon për të rikthyer humorin dhe lumturinë.

 

Etiketimet
Shperndaje