Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja indiane, prej 16 vjetësh në grevë urie

Gruaja indiane, prej 16 vjetësh në grevë urie
July 27
20:18 2016

Një aktiviste 44-vjeçare ka qenë në grevë urie për 16 vjet. Irom Sharmila ka filluar grevën në shenjë proteste për të nxjerrë në pah brutalitetin e ushtrisë indiane. Ajo ka thënë se do ta përfundojë grevën në gusht dhe kërkon të kandidojë në zgjedhjet e shtetit.

Sharmila nuk ka ngrënë ushqim që më 5 nëntor të vitit 2000 kur filloi protestën e saj kundër ligjit indian, që pezullon mbrojtjen e të drejtave të njeriut në zonat e konfliktit.  Vetëm tri ditë pasi kishte filluar grevën, ajo u akuzua dhe u arrestua për përpjekje vetëvrasjeje, i cili është krim në Indi.

Zyrtarët e burgut në Manipur e kanë ushqyer me një tub nga hunda. Por ajo ka thënë: “E vetmja mënyrë që unë të lë këtë grevë është në qoftë se kandidoj në zgjedhjet e ardhshme si kandidate e pavarur. Pjesën më të madhe të dënimit Sharmila e ka kaluar në spital, sepse mjekët duhet të sigurohen për gjendjen e saj.

Greva e urisë së saj ka siguruar mbështetje nga e gjithë bota dhe ajo është quajtur “e burgosura e ndërgjegjes”.

NEW DELHI, INDIA - OCTOBER 7: Manipuri civil rights activist Irom Sharmila leaves after an appearance at the Patiala House Court on October 7, 2015 in New Delhi, India. Court fixed December 15 to hear final arguments in the case against civil rights activist Irom Sharmila, accused of a suicide bid during her fast-unto-death protest in 2006. Sharmila has been on a fast for about 15 years, seeking repeal of the AFSPA in Manipur. (Photo by Ravi Choudhary/Hindustan Times via Getty Images)

Komento
Etiketimet
Shperndaje