Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja harron fëmijën në aeroport, avioni detyrohet të kthehet pas

Gruaja harron fëmijën në aeroport, avioni detyrohet të kthehet pas
March 12
17:35 2019

Pjesa më e vështirë e udhëtimit është të organizohesh dhe të bësh gati valixhet. Gjithnjë ka diçka që harrohet, e për të cilën kujtohesh tepër vonë. Harresat fillojnë nga bluza e preferuar te telefoni, por kjo grua harroi diçka aq të rëndësishme sa… aeroplani u kthye pas.

Ajo po udhëtonte nga Jeddah i Arabisë Saudite në Kuala Lampur të Malajzisë. Në një moment, ajo alarmoi stafin se kishte harruar fëmijën në aeroport. Stafi lajmëroi mbi historinë e grus, dhe videoja është postuar në rrjetet sociale. Në të dëgjohet qartë momenti kur piloti i kërkon leje të rikthehen në aeroport. Disa thonë se në ato momente avioni kishte filluar fluturimin, të tjerë tregojnë se ishte ende në kohë.

Një situatë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më herët, por nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të lejonin avion të kthehej. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje