Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gratë mund të bëjnë disa gjëra njëkohësisht, më mirë se burrat? Ja studimi i ri që hedh poshtë këtë teori…

Gratë mund të bëjnë disa gjëra njëkohësisht, më mirë se burrat? Ja studimi i ri që hedh poshtë këtë teori…
September 28
12:18 2018

Kudo thuhet se gratë janë më të mira se burrat në të bërin e disa gjërave njëkohësisht. Ato mund të hekurosin, të shohin televizor, e ndërkohë të rrinë në Instagram por shkenca e ka hedhur poshtë këtë teori dhe e ka quajtur thjesht një mit.

Sipas një studimi të fundit në Universitetin e Bergen, Norvegji thuhet se burrat dhe gratë nuk kanë dallim nga njëri-tjetri në të bërin e disa gjërave njëkohësisht. Sipas tyre kjo gjë varet nga çfarë gjërash jeni duke bërë, sepse mund të bëjnë të gjithë disa gjëra elementare njëkohësisht. Përshembull: mund të flasësh në telefon, duke i dhënë makinës.

Studiuesit kanë bërë një studim ku kanë marrë disa gra dhe burra të moshave 18-60 vjeç. Ata duhet të bënin një takim në një zyrë të improvizuar ku duhet të pinin pijen që kishin mbi tavolinë, të flisnin në telefon, të flisnin me personin përballë dhe të shkruanin në letër.

Nga ky studim kanë rezultuar edhe burrat të suksesshëm, njëlloj si gratë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje