Google dhe kompania aksionet e së cilës zotëron, YouTube, të akuzuara për shkelje të ligjit, duke ekspozuar fëmijët me video të papërshtatshme apo për mbledhjen e të dhënave personale të pëdouresëve, do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë për SHBA-në. Kështu bëri të ditur sot agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve (FTC) në një komunikatë zyrtare.

Kjo marrëveshje “miqësore”, që duhet edne të marrë dritën e gjelbër nga Ministria e Drejtësisë në SHBA, është më e rëndësishme në një çështje që përfshin mbrojtjen e jetës private të fëmijëve. Në prill 2018, 23 organizatat për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe për mbrojtjen e fëmijëve kishin depozituar një ankesë tek FTC. Ato akuzonin YouTube për mbledhje të informacioneve personale të minorenëve (lokalizimi, aparati i përdorur, numri i telefonit) pa dijeninë e prindërve.

FTC-ja do të marrë 136 nga 170 milionë dollarë gjobë ndërkohë që 34 milionët e mbetura do të shkojnë për Ministrinë e Drejtësisë të shtetit të Nju Jorkut. Duket se Google dhe YouTube do ja hedhin paq kësaj rradhe! /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb