Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjysmë errësirë e gjysmë dritë, shihni pamjet mahnitëse të Tokës në 20 mars

Gjysmë errësirë e gjysmë dritë, shihni pamjet mahnitëse të Tokës në 20 mars
March 25
19:50 2019

Në 20 mars dita dhe nata në të gjithë planetin ishin të barabarta. Shoqata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) ka kapur një imazh mahnitës të planetit Tokë në një ekuilibër të përsosur gjatë ekuinoksit të fundit.

Ekuinoksi ndodh dy herë në vit, në mars dhe shtator. Ai paralajmëron ndryshimin e sezonit dhe javën e kaluar shënoi fillimin zyrtar të astronomisë së pranverës.

Ai ndodh kur dielli është i drejtpërdrejt mbi Ekuator në mesditë. Fanatikët e shkencës mund të befasohen kur të mësojnë se për shkak të thyerjes së dritës, dielli ka mbetur i dukshëm mbi horizont edhe pasi është zhytur në Tokë.

Shumë njerëz kanë të fiksuar 20 marsin si datën e fillimit të pranverës por ekuinoksi mund të bjerë në mes datave 19 dhe 21./Blitz.al/

Komento
Shperndaje