Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjobë deri në 10 mijë euro për prindërit që publikojnë foto të fëmijëve në Web

Gjobë deri në 10 mijë euro për prindërit që publikojnë foto të fëmijëve në Web
January 08
19:45 2018

Paralajmërohen prindërit. Baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotot e fëmijëve minorenë në “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe platforma të tjera sociale jo vetëm që do të detyrohen të heqin fotot por edhe duhet të paguajnë një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Kjo është vendosur nga Gjykata e Romës në një dekret të datës 23 dhjetor 2017. Kjo gjykatë shqyrtoi rastin e një djali 16 vjeçar që kërkoi “mbrojtje” kundër nënës së tij për të postuar fotografi dhe komente mbi të.

Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre.

Dhe, përveç kësaj në vendimin e gjykatës së Romës, dispozitat që rregullojnë menaxhimin e imazhit të të miturve hyjnë gjithashtu në kushtet e ndarjes dhe të divorcit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje