Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka që duhet të dini rreth depresionit

Gjithçka që duhet të dini rreth depresionit
November 21
19:53 2016

Sot më shumë se kurrë po dëgjojmë rreth depresionit, se si persona të ndryshëm i japin fund jetës dhe shkak është depresioni apo se si tragjeditë ndodhin dhe shkak është përsëri depresioni.

Depresioni, depresioni… por çfarë është në fund të fundit ky “shkak” që po lë shumë pasoja? Çfarë duhet të dimë rreth tij?

Për këtë, ju vijmë në ndihmë ne duke ju treguar disa fakte tepër interesante lidhur me depresionin.

  1. Depresioni mund të jetë gjenetik

Studimet kanë treguar se depresioni mund të jetë një sëmundje e trashëgueshme brez pa brezi. 15 gjene të ADN-së sonë mbajnë të lidhur depresionin duke e përçuar te pasardhësit.

 

  1. Është sëmundje fizike

Depresioni ka shenja dhe pasoja fizike, edhe pse shpesh lidhet me emocionet. Kjo ndodh sepse pjesa e trurit që është përgjegjëse për emocionet preket nga sëmundja. Pra, nuk është sëmundje shpirtërore, siç është menduar kohë më parë.

 

  1. Depresioni është i përbashkët

Kjo sëmundje prek rreth 350 milionë persona në botë, prandaj mos mendoni se jeni të vetëm në depresion.

 

  1. Mund të ndikojë seriozisht në punën e dikujt

Depresioni pikë së pari ul motivimin në punë duke bërë që produktiviteti të jetë tepër i ulët. Madje, kjo gjë u kushton punëmarrësve rreth 44 miliardë $ në vit për shkak të mungesës së produktit.

 

  1. Nuk diskriminon

Si çdo sëmundje tjetër, depresioni mund të prekë këdo në botë pa bërë dallim fetar, gjinor apo racor. Edhe nëse je i pasur, i famshëm apo i varfër përsëri mund të biesh pre e depresionit.

 

  1. Shumë persona nuk tregojnë se janë në depresion

Frika e paragjykimeve bën që shumë persona zgjedhin të heshtin, të mos tregojnë për sëmundjen që po kalojnë, duke e shtuar akoma më shumë rrezikun apo dhimbjen.

 

  1. Çon në vetëvrasje

Çrregullimet psikologjike mund të jenë aq serioze sa mund të çojnë edhe në vetëvrasje. Kjo ndodh pasi dhembja fizike përplaset me dhimbjen emocionale, duke e bërë të pamundur përballimin e një realiteti të atillë, gjë që ka çuar në faktin që 90% e vetëvrasjeve të jenë për shkak të depresionit.

 

  1. Depresioni nuk personifikohet

Ajo që dua të them me këtë është se dikush që po kalon një periudhë në depresion nuk do të thotë se ka një të metë në personalitet apo është i paaftë për të qenë normal. Ashtu siç thamë edhe më lart, depresioni është thjesht një sëmundje që mund ta kalojë çdokush. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje