Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka duhet të dini për personat që duan të kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm me ata që dashurojnë!

Gjithçka duhet të dini për personat që duan të kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm me ata që dashurojnë!
January 05
12:43 2017

Ju jeni në shtëpinë e një miku që është duke zhvilluar një festë. Papritur shihni një djalë simpatik. I buzëqeshni pak dhe ai jua kthen buzëqeshjen. Në momentin që ai afrohet drejt jush dhe bëni disa biseda të vogla, ndjeni edhe shikimin e tij që po ju drejtohet nga koka te këmbët. Ju bëni sikur nuk e kuptoni, por në fakt e keni kuptuar shumë mirë që sot ju të dy do të kryeni marrëdhënie seksuale. Pas pak ai ju ofron të largoheni prej aty dhe ashtu bëni. Shkoni me të, bëni seks të çmendur dhe nuk e shihni më kurrë.

Ky skenar është familjar për shumë nga ne, sidomos në konvikte. Por për Dill Uerner, koncepti i “vetëm një nate” është një koncept alien dhe i tmerrshëm dhe i duket komplet jashtë këtij universi që jetojmë.

Kjo është arsyeja se pse Uerner e identifikon veten e tij si demi-seksual. Ky term u referohet të gjithë atyre që mund të kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm me dikë për të cilin kanë shumë ndjenja dashurie paraprakisht. Këto ndjenja të vërteta duan muaj, për të mos thënë vite të tëra për t’u krijuar për dikë ndaj dhe një person demi-seksual mund të qëndrojë edhe vite të tëra pa bërë seks deri kur të gjejë dashurinë e vërtetë. Për t’i rënë më shkurt, këta persona nuk e konceptojnë dot një marrëdhënie seksuale me dikë për të cilin apo cilën nuk kanë një dashuri të madhe dhe ata kalojnë një fazë shumë të gjatë njohjeje përpara se të shkojnë në shtrat. Madje, disa prej tyre nuk shkojnë kurrë në shtrat thjesht sepse mendojnë se nuk e gjejnë dashurinë.

Në përgjithësi këta njerëz komentohen nga shoqëria si aseksualë, por në të vërtetë nuk është kështu, ata thjesht kanë një mënyrë tjetër përjetimi. Ndërkohë që vetë këta persona e pranojnë që janë disi ndryshe nga të tjerët dhe e kuptojnë këtë gjë që në moshë të re. Madje kur ata shikojnë se si miqtë e tyre ngacmojnë që të vegjël, ndiejnë një siklet të paparë sepse shpesh të tjerët mendojnë se tek ata ka mungesë aftësie.

Gjithashtu, Uerner ka shpjeguar se të qenit demi-seksual i bën takimet e para shumë të sikletshme sepse ndoshta vajzat apo meshkujt kanë krijuar një ide që partneri me të cilin dalin menjëherë do t’ju kërkojë seks dhe kur kjo nuk ndodh duket se aty ka diçka të çuditshme.

Ka disa mënyra se si mund ta shpjegojmë këtë orientim të këtyre demi-seksualëve. Mund të jetë thjesht një dëshirë për të njohur më shumë karakterin sesa trupin, mund të jetë fakti që janë pak më përzgjedhës se të tjerët si dhe mund të ndikojnë disa morale dhe parime të forta të mësuara që në vegjëli se ju duhet të martoheni me personin që kryeni marrëdhënie për herë të parë.

“Neve na thonë se kemi një seksualitet gri dhe kemi mungesë libido. Nuk është aspak e vërtetë. Unë kur kryej marrëdhënie seksuale e ndiej vërtet dhe e di që nuk kam mungesë ndjesie kur e bëj këtë gjë. Kritikuesit le të thonë çfarë të duan, por unë do vazhdoj të këmbëngul se kjo nuk është se ne jemi më tekanjozë në përzgjedhje, duam thjesht të ndiejmë dashuri kur bëjmë seks dhe ky është një orientim”, – ka përfunduar Dill Uerner. /Blitz.al/

Shperndaje