Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjinjtë e mëdhenj mund të jenë një penalizim i madh. Vajza tregon se nuk mund të ushqente dot fëmijët me qumësht gjiri

Gjinjtë e mëdhenj mund të jenë një penalizim i madh. Vajza tregon se nuk mund të ushqente dot fëmijët me qumësht gjiri
March 11
00:25 2018

Shumica mendojnë se gjinjtë e një mase të madhe janë një nga gjërat që gratë duan më së shumti duke qenë se të bëjnë të dukesh më seksi apo e dëshirueshme nga meshkujt por ja që “masa e madhe” ka edhe problemet e veta. D. Rashel është një vajzë 26-vjeçare nga Britania e cila ka luftuar me madhësinë e gjoksit që në adoleshencë. Krahas dhimbjes së shpinës që provokon gjiri në masë të madhe, Rashel ka treguar se vuajti shumë në momentin që u bë nënë. Ajo sot ka dy fëmijë por kur ata ishin të vegjël ajo ka vuajtur shumë për t’i ushqyer me qumësht gjiri pasi kishte frikë se mos i mbyste.

“Unë nuk munda t’i ushqeja dy fëmijët e mi me qumësht gjiri. Pesha dhe madhësia e gjirit ishte aq e madhe sa kisha frikë se mund edhe t’i zinin frymën kur i ushqeja, apo se qumështi do të dilte në sasi më të madhe.  Fakti që unë nuk i rrita dot me qumësht gjiri ndikoi shumë tek unë jo vetëm psikologjikisht por edhe fizikisht. Dhimbjet e shpinës ishin aq të mëdha sa unë nuk mund të ngrihesha për shembull dhe të kujdesesha e të luaja me fëmijët si gjithë nënat e tjera.”,- rrëfeu ajo.

Rashel tregon se prindërit e saj e panë gjendjen dhe i financuan operacionin pasi në mënyrë natyrale si për shembull me humbje peshe e palester, nuk mund të bëhej asgjë. Rashel nuk mund të bënte dot as palestër por falë operacionit gjendja e saj u përmirësua. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje