Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjiganti “Mercedes Benz” promovon modelin e ri në Shqipëri

Gjiganti “Mercedes Benz” promovon modelin e ri në Shqipëri
September 18
09:52 2016

“Rrugë të paprekura dhe pamje që të lënë pa frymë! Shqipëria është një nga parajsat e fundit të mbetura të Europës, me terrene të vështira”.

Kështu e nis përshkrimin në faqen zyrtare në Instagram një nga markat më të famshme të automobilistikës, “Mercedes Benz”.

Ka zgjedhur pikërisht luginën e Shushicës në jug të Shqipërisë kompania e madhe për të prezantuar modelin e fundit “Mercedes Benz GLE 500e 4MATIC”.

I ka emocionuar shumë ky lajm edhe ndjekësit shqiptarë në Instagram, të cilët kanë komentuar të shumtë në numër në krah të fotos së prezantimit të modelit të ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje