Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjërat që ndryshojnë kur takoni të duhurin

Gjërat që ndryshojnë kur takoni të duhurin
July 28
14:20 2016

Jeta juaj merr një tjetër rrjedhë kur takoni personin e duhur. Ditët kalojnë të mbushura me buzëqeshje dhe ndjesia se keni gjetur personin ideal ju mbush me paqe dhe qetësi. Në vijim janë disa nga gjërat që ndryshojnë jetën tuaj kur keni gjetur të duhurin me të cilin do të kaloni jetën.

  1. Nuk do të jeni më të frikësuar për të folur për betejat e jetës suaj.

Ajo që më parë ju dukej e vështirë për t’u shprehur do të bëhet e lehtë dhe natyrale me personin e duhur. E dini që ata nuk do t’ju gjykojnë apo dënojnë në vetvete për gjithçka që ndodh apo është duke ndodhur në jetën tuaj. Ata vazhdojnë t’ju shohin me të njëjtin sy dhe se si ju jeni në të vërtetë.

  1. Mund të rrini vetëm me të pa u ndier në siklet, edhe pse mund të mos keni diçka për të thënë.

Nuk është e nevojshme të flisni gjatë gjithë kohës. Paqja dhe komoditeti janë shumë të rëndësishme për njeriun dhe komunikimi nuk ka pse të jetë i domosdoshëm.

  1. Nuk keni pse shqetësoheni më se çfarë mendojnë prindërit tuaj.

Do të jeni të qetë gjatë gjithë kohës kur vjen fjala tek opinioni i prindërve. Tashmë ditët kur ju kap nervozizmi se si do të reagojnë ata në lidhje me partnerin tuaj kanë marrë fund.

  1. Mund t’i shprehni mospajtimin në lidhje me një çështje duke ruajtur respektin mes të dyve.

Shpesh mund të ndodhë që bindjet tuaja nuk përputhen me bindjet e partnerit, por kjo nuk do të thotë se gjithmonë biseda juaj do të përfundojë në një zënkë. Ju e respektoni njëri-tjetrin fillimisht  dhe gjithmonë dëgjoni argumentimin me kureshtje dhe jo me irritim.

  1. Ju e doni njëri-tjetrin, edhe pse nuk ka një arsye për këtë.

Mënyra se si ai/ajo lëviz duart, se si pi kafenë e mëngjesit apo dhe se si diskuton mund të kthehet në një tërheqje erotike për ju po aq sa do të ndiheshit nëse do e shihnit të zhveshur. Kjo për shkak se personaliteti i partnerit është ai që ju ka tërhequr fillimisht.

  1. Nuk do të ndjeni ndrojtje të shfaqni shprehitë tuaja të pazakonta me të.

Të gjithë pothuajse kanë nga një shprehi apo ves të çuditshëm dhe me këtë person ju do të shfaqeni lirisht dhe do t’i pranoni veset e partnerit tuaj pa paragjykim. Madje në disa raste, siç edhe keni dëgjuar, do të filloni të merrni veset e njëri-tjetrit.

  1. Do ta prezantoni me miqtë tuaj pa e vrarë mendjen për opinionin e tyre.

Nuk do të shqetësoheni aspak nëse miqtë tuaj mendojnë ose jo se keni bërë zgjedhje të gabuar. Partneri është ai person për të cilin ju nuk keni nevojë të prisni për opinionin e të tjerëve për të zgjedhur. Pavarësisht kësaj, brenda vetes jeni të sigurt se ata do e pëlqejnë atë.

  1. Do t’i doni miqtë e tij si miqtë tuaj.

Nuk keni pse sforconi një buzëqeshje në takimet me miqtë e tij. Në vend të kësaj zgjidhni të shijoni momentet dhe batutat. Njerëzit e mirë gjithnjë tërheqin shoqëri të mirë.

  1. Do të argëtoheni bashkë edhe nëse nuk bëni diçka të veçantë.

Mund të qëndroni gjithë ditën në shtëpi dhe t’ju duket se keni kaluar një nga ditët më të bukura. Nuk është domosdoshmëri të bësh diçka të pazakontë për t’u argëtuar së bashku, gjëja kryesore është të jeni bashkë.

10.Ta prekni është gjëja më e natyrshme.

Nëse kontakti është i qëllimshëm apo jo, ju ndiheni të qetë me njëri-tjetrin. Mund të vini kokën në shpatullat e tij, të mbani duart shtrënguar apo ta përqafoni shpesh pasi kjo është diçka e natyrshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje