Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjëja e parë që shihni në këto foto tregon shumë për jetën tuaj romantike, provojeni!

Gjëja e parë që shihni në këto foto tregon shumë për jetën tuaj romantike, provojeni!
November 01
18:57 2018

Studiuesit mendojnë se mënyra si i shohim gjërat rrotull nesh tregon shumë për personalitetin tonë. Prandaj, për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në jetën tuaj sentimentale shihni fotot e mëposhtme. E rëndësishme është ajo çka ju shihni në impaktin e parë.

Mace apo mi? Nëse shihni një mace, kjo do të thotë që me siguri e keni gjetur shpirtin tuaj binjak. Nëse shihni një mi, jeta juaj romantike është me ulje e ngritje, duhet të gjeni një balancë.

Një fytyrë apo kërcimtarë? Nëse shihni një çift që kërcen dhe pemë, është një shenjë që keni mësuar të shihni diçka pozitive në çdo situatë.  Ndërkohë fytyra me mustaqe do të thotë që nuk besoni te të bërit gjërat me forcë dhe preferoni të ecni me rrjedhën.

Një fytyrë të bardhë apo të zezë? Nëse jeni në një marrëdhënie harmonike, me siguri shihni të bardhë. Ndërkohë nëse shihni të zezën, dëshironi të vendosni drejtësi për diçka që nuk shkoi siç ju dëshironit.

Kokën e një maceje apo të një qeni? Nëse shihni mace, është koha të mos stresoheni për jetën tuaj personale dhe dashuria e vërtetë do të vijë në jetën tuaj. Ndërkohë qeni nënkupton që jeni duke pritur për të duhurin, prandaj nuk ju pëlqen t’i përshpejtoni gjërat.

Një balenë apo dikë që bën sërf? Balena nënkupton që ja lini jetën tuaj tërësisht fatit, ndërsa sërfisti është një tregues se keni shumë vetëbesim në jetën tuaj personale.

Një pulë apo fytyrë? Pula nënkupton mesazhin për të mos pasur frikë të shfaqni dritën tuaj të vërtetë. Ndërsa fytyra- ju keni një ide të qartë se për kë po kërkoni.

Një qen apo 2 mace? Qeni- besoni që në dashuri, të mos paturit pritshmëri nënkupton jo dhimbje. 2 mace- ndonjëherë mendoni më shumë se çfarë mendojnë të tjerët dhe harroni lumturinë tuaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje