Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gënjeshtrat e vogla që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj

Gënjeshtrat e vogla që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj
October 28
17:14 2016

E vërteta zakonisht konsiderohet si një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënieve të suksesshme. Duke gënjyer ju filloni të hapni shumë probleme dhe madje mund të arrini deri në ndarje. Disa njerëz thonë gënjeshtra të vogla për të dalë nga situata, por gënjeshtrat prishin punë njëlloj. Nëse gënjeni dikë duhet të dini se e vërteta nuk vonon.

Më poshtë do të shihni disa prej gënjeshtrave që ju i shihni si të vogla, por mund t’ju shkatërrojnë lidhjen./Blitz.al/

  1. Unë nuk kam para mjaftueshëm

Ju e dini shumë mirë që financat ndikojnë edhe te partneri, kështu që këto gënjeshtra mund t’ju shkaktojnë probleme.

  1. Nuk kam biseduar me ish-in që kur jemi ndarë

Problemi në këtë gënjeshtër qëndron se në qoftë se partneri juaj e merr vesh nuk do të ketë më besim te ju.

  1. Kjo nuk më shqetëson

Të pretendoni se diçka nuk ju shqetëson ndërkohë që është e kundërta bëni shumë gabim sepse fillimisht do të krijoni probleme.

  1. Të dua pafund

Nuk duhet ta thoni këtë frazë në qoftë se nuk e ndjeni.

  1. Dua fëmijë

Në qoftë se ju nuk i doni vërtet fëmijët mos i përdorni për të pasur pranë partnerin.

  1. Jam mirë

Flisni për problemet tuaja dhe mos u justifikoni me këtë frazë.

Komento
Shperndaje