Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabimet që duhet t’i bëni në jetë për të zbuluar vetveten

Gabimet që duhet t’i bëni në jetë për të zbuluar vetveten
June 11
17:36 2019

Koha kalon dhe jeta ndonjëherë kërkon një proces eksperimentimi për të zbuluar veten. Ndonjëherë duhet të gabosh, të dështosh që të mësosh diçka akoma më të rëndësishme.

Askush nuk mund të arrijë përsosmërinë ose të pushtojë botën duke menduar se ka gjithçka. Nuk ka problem edhe nëse bëjmë gabime, sepse, në fund të fundit, ky është çmimi që paguajmë për t’u rritur dhe mësuar më shumë. Më poshtë janë 5 gabime që të gjithë duhet të bëjnë të paktën një herë në jetë:

1.Zgjidhni rrugën më të shkurtër

Është kaq joshëse kur e mendon se nuk të duhet të marrësh rrugën më të vështirë, por të zgjedhësh atë më të lehtën. Të gjithë e kemi bërë të paktën njëherë këtë. Por pavarësisht kësaj, nëse vazhdoni ta bëni vazhdimisht nuk do t’u shtoni vlerë përvojave tuaja, por thjesht do t’i zbehni me kalimin e kohës.

2. Merrni vendime në të mirën e vetes

Ndjeshmëria e të mësuarit vjen me kalimin e kohës dhe moshës. Sa më shumë  angazhohemi në ndërveprimin me njerëzit, aq më të vetëdijshëm bëhemi për praninë dhe interesat e të tjerëve. Kur marrim vendime egoiste nuk marrim në konsideratë tjetrin, pra nuk mendojmë në mënyrë racionale.

3. Besojuni njerëzve të gabuar

Nëse të ndodh t’i besosh dikujt që të zhgënjeu mos u trishto! Është e sigurt që duke nisur nga ky çast do të udhëhiqesh nga ideja për të zgjedhur njerëz të besueshëm pranë vetes.

4. Shpenzoni para

Ai momenti kur merrni një vendim që ju prek financiarisht në një farë mënyre ju ndryshon pikëpamjen e jetës. Jo vetëm ju mëson përgjegjësinë, por ju mëson se me çfarë dëshironi vërtet t’i shpenzoni paratë tuaja.

5. Zgjidhni karrierën e gabuar

Zakonisht shtyhemi drejt një profesioni që na pëlqen vërtet, edhe pse mund të jetë shumë përfitues në të ardhmen. Sidoqoftë, eksperimentimi dhe përpjekja me gjëra të reja janë gjithmonë mësime, jo dështime.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje