Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gabimet që bëjnë 20-vjeçarët në marrëdhëniet në çift

Gabimet që bëjnë 20-vjeçarët në marrëdhëniet në çift
November 25
15:06 2016

Kur bëhesh 30 vjeç apo më shumë e kupton më së miri se shumë gjëra kanë ndryshuar, sidomos në dashuri apo marrëdhënie seksuale. Një dekadë eksperiencë do të thotë shumë, sidomos në këto dy pika. Dashuria, seksi dhe lidhjet në përgjithësi ndryshojnë me kalimin e kohës. Ndiqni në vijim 8 nga gabimet që 30-vjeçarët nuk do t’i bënin më, por që i kanë përjetuar në të 20-at e tyre.

1-Të marrësh vendime për të bashkëjetuar pa qenë ende gati financiarisht

Ndodh shpesh të dëgjojmë që shumë çifte të moshës 21 apo 22 vjeç vendosin të bashkëjetojnë në një apartament edhe pse nuk kanë një punë të qëndrueshme apo që nuk është burim të ardhurash të konsiderueshme për të jetuar. Zakonisht ka më shumë se një rast kur ata u drejtohen sërish prindërve për ndihmë kur duhet të paguhet qiraja apo faturat e ndryshme. I gjithë ky stres që shpesh çon edhe në ndarje të çiftit, mund të evitohej shumë mirë nëse më herët do të llogariteshin dhe peshoheshin më mirë shpenzimet.

2-Të humbësh peshë për të tjerët

Të gjithë kanë tendencën, sidomos në takimet e para, të duken sa më mirë dhe të dobët. Ideja se të qenit mirë fizikisht, i palestruar apo gjatë gjithë kohës i kujdesshëm se mos shton kilogramë, është kthyer në fobi për shumë persona. Duhet ta kuptoni se ndodh që të jeni duke humbur kohë për një person që ndoshta do të vijë pas shumë kohësh ose kurrë.

3-Të lejosh të tjerët të marrin vendime për lidhjen tënde

Më shumë se për vendime të drejtpërdrejta bëhet fjalë për pritshmëritë që familjarët apo miqtë kanë për lidhjen tuaj. Shpesh çiftet ngecin me njëri-tjetrin për shkak të opinionit të këtyre personave të tretë.

4-Të kesh turp nga seksualiteti yt

Ndonjëherë pritshmëritë e partnerit ndaj teje janë më të larta se aftësia apo eksperienca juaj. Nuk është turp të mos dish.

5- Ta konsiderosh seksin prioritet

Thuhet se nëse do t’u kushtohej po aq vëmendje mësimeve dhe të ishin prioritet njësoj si seksi atëherë do të kishte shumë pak të paditur.  Hiqni dorë nga dashuritë platonike, fiksimi pas marrëdhënieve seksuale dhe angazhohuni më shumë me aktivitete sportive apo kaloni kohë me familjen.

6- Të lejosh frikën të ndikojë në marrëdhëniet tuaja seksuale

Shpesh dikush frikësohet se nëpërmjet kontaktit seksual mund të marrë sëmundje të ndryshme dhe në një farë mënyre ka të drejtë. Frika dhe turpi nuk kanë vend në dhomën e gjumit. Kjo nuk është një arsye për të mos kryer marrëdhënie me partnerin tuaj. Informohuni rreth mjeteve të ndryshme mbrojtëse ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Edukojani vetes seksin e sigurt. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje