Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja prekëse që po bën xhiron e rrjetit

September 07
16:34 2016

 

 

Një foto e postuar në rrjetin Reddit i ka emocionuar të gjithë ndjekësit dhe përdoruesit e tij.

Bëhet fjalë për foton e postuar nga një përdoruese me emrin “RealLivegirl”, e cila shfaqte dy gjyshërit e saj disa orë para vdekjes.

“Gjyshi im, 100 vjeç, dhe gjyshja ime, 96 vjeçe, disa orë para vdekjes këtë fundjavë. Plot 77 vite martesë”, – shkruan vajza bashkangjitur fotos.

Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e një numri tepër të madh përdoruesish dhe anëtarësh, të cilët nuk kanë nguruar ta pëlqejnë foton, ta shpërndajnë apo edhe të komentojnë nën të.

Sigurisht, kishte edhe nga ata që nuk e pëlqyen foton pasi, sipas tyre, ishte shumë e dhimbshme për t’u shpërndarë në rrjetet sociale, por ama shumica e komentuesve janë shprehur tepër të prekur nga dashuria që ky postim përmban.

“Më goditi në shpirt!”, – shkruan dikush. “Gjyshërit e mi më kanë rritur dhe vazhdojnë të më lejojnë të jetoj me ta. Të dy janë 74 vjeç, me 5 orë diferencë nga njëri-tjetri dhe kanë qenë së bashku që në moshën 16-vjeçare”.

“Jam krenar që mbaj emrin e tij dhe shpresoj që një ditë, fëmijët e mi dhe nipërit e mbesat mund të thonë me krenari të njëjtën gjë. Gjyshërit janë me të vërtetë më të mirët”, – shkruan dikush tjetër në Reddit. /Blitz.al/

Shperndaje