Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foto të jashtëzakonshme të Tokës nga satelitët, ndryshimi i planetit tonë i parë nga hapësira

Foto të jashtëzakonshme të Tokës nga satelitët, ndryshimi i planetit tonë i parë nga hapësira
April 14
18:22 2019

Që nga delta e lumenjëve më e madhe në botë në “Gjirin e Bengalës”, tek një varrezë avionësh në Arizona, këto fotografi kanë kapur pamjet më të bukura të planetit tonë nga lart, dhe dokumentojnë se si bota jonë po ndryshon.

Kamerat e teknologjisë së lartë na tregojnë disa prespektiva të reja se si habitatet në Tokë kanë ndryshuar, si pjesë e dokumentarit më të ri të BBC-së “Toka nga Hapësira”. Por jo vetëm kaq, ata na sjellin dhe imazhe të jetës së egër në planetin tonë, si për shembull të një familje elefantësh që luftojnë me etjen apo një koloni të pazbuluar pinguinësh që përpiqen ti mbijetojnë ndryshimeve nga Ngrohja Globale. Fotot spektakolare që do tregojmë më poshtë, janë vetëm disa nga 300 imazhet e sjella nga satelitët dhe janë aq të detajuara sa nëse do të printoheshin në formatin e tyre origjinal, do të zinin një hapsirë prej 9000 metrash katrorë, ekuivalente e 40 fushash tenisi.

Producentët e dokumentarit thonë se këto janë pamjet më vizuale dhe më të jashtëzakonshme që janë kapur ndonjëherë nga hapësira dhe i quan dëshmi të ndryshimeve që po përjeton planeti ynë. Si për shembull një gjë që është e dukshme, është fakti që vit pas viti duket zgjerimi i qyteteve dhe se si ato bëjnë pjesë të tyren çdo hapsirë të fshatrave përreth. Mund të shihen dhe si një masë e madhe pyjesh janë kthyer përpara syve tanë në toka të mbjella me agrikulturë dhe se si akulli shkrihet nga maja e maleve dhe tokat e ngrira. Pa u zgjatur më shumë ju prezantojmë me pamjet:

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje