Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Pritja e Kombëtares – E vutë re detajin interesant në banerin e Kryeministrisë?

June 23
20:01 2016

Vazhdon ‘bumi’ i komenteve nëpër rrjetet sociale për mbërritjen e Kombëtares Shqiptare të futbollit në shtëpi pas eksperiencës në Euro 2016,  e për pritjen e organizuar nga qeveria!

Të shumtë janë ata që kanë kritikuar këtë organizim, duke e quajtur atë deri diku të ekzagjëruar, apo duke e cilësuar si një përpjekje e Kryeministrit Edi Rama për të marrë vëmendjen edhe për një event futbollistik.

Në fakt, një gjë e tillë u përfol edhe pak ditë më parë, pas deklaratave të Ramës se kishte qenë ai që kishte ideuar e dizenjuar shqiponjën në fanellat zyrtare të Kombëtares në përfaqësimin në Kampionatin Europian.

Mesa duket këto fjalë nuk e shqetësojnë aspak kreun e shtetit, i cili nuk ka hezituar të vendosë ‘firmën’ e tij edhe ditën e sotme.

Në pritjen që i bëri futbollistëve dhe stafit në ambientet e Kryeministrisë, në banerin pas foltores ishte shkruar “Krenarë për ju. Faleminderit!”.
Po të vini re me kujdes në fotot më sipër, shkrimi është i njëjtë me atë të Edi Ramës në shkrimet apo firmat e tij në fletët zyrtare!

Interesante, apo jo? Duket se kjo aventurë e parë e kuqezinjve në një kompeticion të përmasave të ‘europianit’ e kanë bërë aq shumë për vete Kryeministrin, sa të kërkojë të jetë pas tyre në çdo hap, edhe në detajet e vogla!