Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Foto mahnitëse që tregojnë bukurinë e njerëzve me një gjendje të rrallë të lëkurës

Foto mahnitëse që tregojnë bukurinë e njerëzve me një gjendje të rrallë të lëkurës
March 14
19:47 2019

Shembuj të ndryshëm kanë treguar se të kesh një defekt apo diçka ndryshe në lëkurë nuk të pengon të jesh një njeri i suksesshëm nëse vërtetë ke forcën dhe dëshirën.

Një ekspozitë e re feston bukurinë e njerëzve  të lindur me një gjendje të rrallë që shkakton shenja të mëdha kafe në lëkurën e tyre.

Seti fotografik i zhvilluar nga fotografi Brock Elbank ka në qendër persona që kanë shenja kafe në lëkurën e tyre, gjendje e cila quhet CMN (naeuvus melanocitike kongjenitale).

CMN mund të mbulojë rreth 80 % të trupit në ngjyrë kafe të errët dhe shfaqet në  pjesë të ndryshme të trupit. Është një gjendje e rrallë e lëkurës e mund të shfaqet që në lindje. Ata që e përjetojnë mund të ndihen të izoluar, të diszkriminuar, të ndryshëm edhe pse ka qenë fat i tyre që të jenë kështu.

Në kuadër të këtij projekti Elbank dëshiron të tregojë se  pavarësisht gjendjes së tyre ata sërish janë njerëz të bukur. Ai është fokusuar në bukurinë që u sjell kjo situatë dhe jo në ndryshimin që kanë nga njerëzit në masë. Mesazhi në këtë rast është përshtatja me gjithçka t’i je në trup dhe në shpirt dhe se të bukur nuk të bën ndryshimi i lëkurës.

Ekspozita në fjalë po mbështetet nga  organizata e bamirëse e CMN-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe thuhet se do të vijojë edhe në shtete të tjera./Blitz.al/

Komento
Shperndaje