Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kjo është shtëpia ku do të shpërngulet familja Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

May 28
13:21 2016

Familja Obama do të largohet në fund të muajit janar nga Shtëpia e Bardhë, pas përfundimit të mandatit si president të Barack Obamës. Por edhe pse duket se fundi i janarit është larg, familja presidenciale e ka zgjedhur që tani shtëpinë ku do të shpërngulet. Familja e do të jetojë në një shtëpi me qira, në Uashington D.C, në një lagje të quajtur “Kalorama”.

Kjo shtëpi është ndërtuar në 1928-n dhe ka 9 dhoma gjumi, 8 tualete, 2 garazhe makinash dhe një oborr ku mund të parkohen deri në 10 automjete. Në maj 2014, kjo shtëpi u shit për 5,295,000 dollarë dhe përpara se të shitej ishte në pronësi të sekretarit të Përgjithshëm për Marrëdhëniet me Mediat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Lockheart, dhe gruas së tij, kryeredaktores së “Glamour”,  Giovanna Gray.

Familja Obama vendosi të qëndrojë në kryeqytet, deri në momentin që vajza e tyre e vogël, Sasha, të mbarojë gjimnazin, ndërkohë që vajza e madhe, Malia, po bëhet gati për të nisur vitin akademik 2017 në universitetin prestigjioz “Harvard”.

Nëpërmjet galerisë, shihni se si duket shtëpia që për pak muaj do të banohet nga Obama-t.

Shperndaje