Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kini kujdes nëse përdorni këtë buzëkuq! Kësaj gruaje për pak i mori jetën!

(Foto) Kini kujdes nëse përdorni këtë buzëkuq! Kësaj gruaje për pak i mori jetën!
May 06
16:40 2016

Një ngjarje jo fort e këndshme i ka ndodhur Lily Cleopatra Maurice nga Orlando, Florida.

Pak orë pasi filloi të përdorte një buzëkuq të markës “CoverGirl Queen Collection”, ajo kuptoi se diçka po ndryshonte me gojën e saj.
Pak para se të shtrihej për të fjetur, Lily pa se buza e poshtme iu fry aq shumë sa mezi e linte të merrte frymë. Iu desh të shkonte me urgjencë të mjekohej, nga ku mori përgjigje se ishte produkti i përdorur në buzë ai që mund t’i shkaktonte dhe vdekjen.

“Rrezikova të mbytesha teksa flija. Buzët m’u frynë jashtëzakonisht shumë”, – u shpreh gruaja e frikësuar, e cila vetëm nëpërmjet përdorimit të disa ilaçeve të ndryshme arriti të shërohej.

Për të denoncuar këtë rast, gruaja i bëri fotografi vetes për ta postuar në rrjetet sociale.
Shpërndarja plot 56.000 herë e fotos së Lily-t dëshmon se janë të shumë njerëzit që u tremben reaksioneve alergjike që vijnë nga produktet kozmetike të realizuara nga substanca kimike e toksike.

Objektivi i gruas për të sensibilizuar të gjithë njerëzit për të pasur kujdes nga produkte të tilla ka çuar në reagimin e zyrtarëve të markës në fjalë, të cilët janë shprehur se nuk e kuptojnë pse një gjë e tillë ka ndodhur dhe duan më shumë sqarime nga Lily.

Qyqa

Shperndaje